Bota

Kurti zbulon 3 propozimet e Qeverisë në këmbim të ndërprerjes së grevës së arsimtarëve

Në fjalën e tij Kurti tha se gjatë takimit i ka propozuar 3 oferta nga ana e qeverisë sindikalistëve në mënyrë që të mdërpresin grevën dhe të nisin procesin mësimor.

13 Shtator 2022, 11:55 Nga d.a.
Kurti zbulon 3 propozimet e Qeverisë në këmbim të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm me sindikatat e arsimiti.

Në fjalën e tij Kurti tha se gjatë takimit i ka propozuar 3 oferta nga ana e qeverisë sindikalistëve në mënyrë që të mdërpresin grevën dhe të nisin procesin mësimor. Kurti tha se këshilli grevist nuk e pyeti anëtarësinë por sapo dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë.

Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë.  Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në takim i është kërkuar që të lëvizë nga pozicioni i tij fillestar dhe nga propozimet e bëra duke ngulur këmbë në kërkesat e tyre.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatave, prandaj për këtë arsye kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasë komunikim, problemi që kemi nuk është përshkak të mungesës së dialogut”, tha ai.

albin kurti greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll