Bota

Përfundon pa rezultat takimi i Kurtit me sindikalistët, Jasharaj: Qeveria nuk lëviz nga pakoja e ofruar

Pasi doli nga mbledhja Jasharaj foli me gazetarët e pranishëm ku u shpreh se ata donin kompromis por qeveria nuk lëviz nga vendimi i saj.

13 Shtator 2022, 10:41 Nga d.a.
Përfundon pa rezultat takimi i Kurtit me sindikalistët, Jasharaj:
Jasharaj

KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Kosovë Rrahman Jasharaj, pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk u tërhoq nga propozimi i saj.

Pasi doli nga mbledhja Jasharaj foli me gazetarët e pranishëm ku u shpreh se ata donin kompromis por qeveria nuk lëviz nga vendimi i saj.

“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizte”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj gjithashtu ka shtuar se përpos këtij qëndrimi gjëja e mirë dhe pozitive është që dialogu mes palëve ka nisur.

Dialogu mes grevistëve dhe Qeverisë ka nisur dhe kjo ka rëndësi”.-shtoi ai.

Në pvrfundim Jasharaj tha se teksa nuk është arritur asnjë marrëveshje mes sindikatës dhe qeverisë greva e arsimtarëve pritet të vijojë.

“Do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”. -përfundoi Jasharaj.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti është shprehur se qeveria është e gatshme të ofrojë 50 euro shtesë.

rrahman jasharaj greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll