Bota

Armenia dhe Azerbajxhani kërkojnë "ndihmë" nga ndërkombëtarët, Michel dhe Çavusoglu thirrje për paqe

Michel u përgjigj se BE "është e gatshme të bëjë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" dhe theksoi se "nuk ka alternativë për paqen dhe stabilitetin në rajon".

13 Shtator 2022, 11:29 Nga d.a.
Armenia dhe Azerbajxhani kërkojnë "ndihmë" nga
Harta

ARMENI- Qeveria armene njoftoi se kryeminsitri i vendit Nikol Pashinyan pati sot bisedime për situatën në kufirin armeno-azerbajxhan me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Në bisedën telefonike mes të dyve, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për përshkallëzim të tensionit.

Michel u përgjigj se BE "është e gatshme të bëjë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" dhe theksoi se "nuk ka alternativë për paqen dhe stabilitetin në rajon".

Ndërkohë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, pati bisedime me homologun e tij azerbajxhanas në lidhje me "provokimet armene" në kufirin me Azerbajxhanin dhe i bëri thirrje Armenisë që të fokusohet në negociatat e paqes.

"Armenia duhet të ndalojë provokimet dhe të përqëndrohet në negociatat e paqes dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin," shkroi Cavusoglu në Twitter pas bisedimeve me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov.

Në të njëjtën kohë, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Armenisë biseduan dhe ranë dakord të marrin masa për të stabilizuar situatën në kufirin e Armenisë me Azerbajxhanin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Armene.

Rusia është aleate e Armenisë përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. Moska shprehu "shqetësimin e saj të thellë" për situatën dhe u bëri thirrje të dy vendeve të pushojnë armiqësitë dhe të zbatojnë armëpushimin e rënë dakord.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve. Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

lufta armeni-azerbajxhan nikol pashinyan charles michel mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll