Bota

Presidentja hungareze në Kosovë, shpreh mbështetjen për liberalizimin e vizave

Osmani tha se Ksoova ka për synim anëtarësimin në NATO, ndërsa e falënderoi Hungarinë për përkrahjen “në anëtarësimet e ndryshme”. Një ndihmë të tillë, Osmani e kërkoi edhe sot nga Novak.

13 Shtator 2022, 09:54 Nga d.a.
Presidentja hungareze në Kosovë, shpreh mbështetjen për
Katalin Novak dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë njëditore zyrtare. Ajo u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ceremoni të lartë shtetërore ku fillimisht ajo u prit në aeroport nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Osmani tha se Ksoova ka për synim anëtarësimin në NATO, ndërsa e falënderoi Hungarinë për përkrahjen “në anëtarësimet e ndryshme”. Një ndihmë të tillë, Osmani e kërkoi edhe sot nga Novak.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngriten në një nivel më të lartë. Prandaj edhe Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Natyrisht që presim mbështetjen e vazhdueshme edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se “llogarisin” në mbështetjen e Hungarisë panëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në konferencë, Novak tha se Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe për liberalizimin e vizave.

"Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim. Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha Novak.

katalin novak ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll