Bota

VIDEO/ U lut për mbretëreshën Elizabeth II në Mekë, arrestohet një burrë nga Jemeni

Burri, në fakt, u sigurua që ta regjistronte përpjekjen e tij në një video të cilën e postoi të hënën në rrjetet sociale nga brenda Xhamisë së Madhe në Mekë.

13 Shtator 2022, 11:13 Nga d.a.
VIDEO/ U lut për mbretëreshën Elizabeth II në Mekë,
burri i arrestuar

ARABI SAUDITE- Autoritetet saudite kanë arrestuar një burrë nga Jemeni, i cili pretendoi se kishte udhëtuar në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës për t'u lutur për mbretëreshën Elizabeth. 

Sipas Protothemës, burri, në fakt, u sigurua që ta regjistronte përpjekjen e tij në një video të cilën e postoi të hënën në rrjetet sociale nga brenda Xhamisë së Madhe në Mekë.

Në video, burri jemenas shihet duke mbajtur një pankartë ku shkruhet: "Lutemi për shpirtin e Mbretëreshës Elizabeth II, i lutemi Zotit që ta pranojë atë në parajsë mes të drejtëve."

Videoja nga Meka shkaktoi një reagim të ashpër me disa përdorues të Twitter-it që bënin thirrje për arrestimin e burrit pasi Arabia Saudite ndalon ceremoni të tilla për jomuslimanët si mbretëresha Elizabeth.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll