Bota

Konflikti ushtarak me Azerbajxhanin, presidenti armen informon se deri tani janë vrarë 49 ushtarë

Shkëndija e fundit është sulmi i mbrëmshëm i Azerbajxhanit me artileri dhe dronë kundër disa qyteteve armene, pranë kufirit të përbashkët të denoncuar nga Ministria e Mbrojtjes e Jerevanit. Kryeministri armen Pashinyan deklaroi më pas se 49 ushtarë u vranë në përleshjet.

13 Shtator 2022, 10:23 Nga d.a.
Konflikti ushtarak me Azerbajxhanin, presidenti armen informon se deri tani
Pashinyan

ARMENI- Konflikti i stërzgjatur i trashëguar nga fundi i Bashkimit Sovjetik është rindezur pasi përleshje të reja në kufi shpërthyen brenda natës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilët kanë luftuar për vite me radhë për Nagorno-Karabakun, brezin e vogël toke të rrethuar pothuajse tërësisht nga Azerbajxhani, por me një shumicë armene.

Sipas mediave, Shkëndija e fundit është sulmi i mbrëmshëm i Azerbajxhanit me artileri dhe dronë kundër disa qyteteve armene, pranë kufirit të përbashkët të denoncuar nga Ministria e Mbrojtjes e Jerevanit. Kryeministri armen Pashinyan deklaroi më pas se 49 ushtarë u vranë në përleshjet.

Me rifillimin e armiqësive, kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi ndihmë Presidentit Vladimir Putin ku në një bisedë telefonike, kryeministri dha detaje nga veprimet provokuese dhe agresive të forcave të armatosura të Azerbajxhanit ndaj territorit sovran të Armenisë, të shoqëruara me bombardime artilerie dhe armë zjarri të kalibrit të madh. Ai i konsideroi të papranueshme veprimet e palës së Azerbajxhanit dhe theksoi rëndësinë e një reagimi adekuat nga komuniteti ndërkombëtar.

Pashinian zhvilloi gjithashtu bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për t'u kërkuar atyre t'i përgjigjen "agresionit" të Azerbajxhanit. Në bisedimet e ndryshme, Pashinian tha se shpresonte për "një përgjigje të përshtatshme nga komuniteti ndërkombëtar".

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

nikol pashinyan vladimir putin lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll