Bota

Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rusia arrin armëpushim mes palëve por u shkel pas 15 minutave

Rusia ka bërë të ditur se pas përleshjeve të ndodhura ka arritur të arrijë një marrëveshje për armëpushim mes dy vendeve. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndërmjetësuar një armëpushim në orën 09:00 të Moskës sot në mëngjes dhe priste që të dyja palët të përmbushnin kushtet e marrëveshjes.

13 Shtator 2022, 11:21 Nga d.a.
Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rusia arrin armëpushim mes palëve por u
Lufta armeni-azerbajxhan

ARMENI- Të paktën 49 ushtarë armenë u vranë gjatë përleshjeve gjatë natës me forcat e Azerbajxhanit, njoftoi kryeministri armen Nikol Pashinyan. Në një fjalim në parlamentin e vendit të tij, Pashinyan tha se forcat e Bakut kishin sulmuar pozicionet ushtarake armene gjatë natës dhe se përleshjet ishin të ndezura.

Sipas Reuters, Rusia ka bërë të ditur se pas përleshjeve të ndodhura ka arritur të arrijë një marrëveshje për armëpushim mes dy vendeve. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndërmjetësuar një armëpushim në orën 09:00 të Moskës sot në mëngjes dhe priste që të dyja palët të përmbushnin kushtet e marrëveshjes.

"Ne shprehim shqetësimin tonë ekstrem për përkeqësimin e mprehtë të situatës në zonat e kufirit armeno-azerbajxhan. Ne u bëjmë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës, të ushtrojnë përmbajtje dhe të respektojnë rreptësisht armëpushimin”.- thuhet në njoftim.

Sipas mediave azere, Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord për një armëpushim në mëngjes, por ai u hodh poshtë disa minuta më vonë. Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 9 të mëngjesit. sipas kohës lokale, sipas raporteve të mediave dhe një burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri. Megjithatë, mediat azerbajxhane raportuan se armëpushimi u shkel menjëherë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve. Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

lufta armeni-azerbajxhan nikol pashinyan jeyhun bayramov

Sondazh

Poll