Bota

E rrahur dhe me shenja dhune, 26-vjeçarja lihet në derën e spitalit të Kosovës, ndërron jetë në duart e mjekëve

Mjekët janë shprehur se vajza ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

13 Shtator 2022, 08:50 Nga F.M
E rrahur dhe me shenja dhune, 26-vjeçarja lihet në derën e
Ambulanca

KOSOVË- Një 26-vjeçare është dërguar pa shenja jete dhe është lënë në dyert e Qendrës Mjekësisë në Drenas. Gazeta Sinjali shkruan se e reja kishte shenja dhune kur u pranua në këtë qendër nga ekipi mjekësor.

Mjekët janë shprehur se vajza ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Në momentin që Policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar të Drenasit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”. Ende nuk dihet se kush e ka çuar të renë në spital dhe nga kush mund të jetë dhunuar.

kosove drenas vajza e vdekur ne drenas

Sondazh

Poll