Bota

Emmy Awards 'lë në hije' vdekjen e Mbretëreshës, 0 komente për ndarjen nga jeta të monarkes

Fansat nuk ishin të sigurt nëse vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II do të përmendej gjatë ndarjes së çmimeve Emmy 2022, e cila u zhvillua vetëm katër ditë pas vdekjes së saj. Disa aktorë gjetën një moment për të folur mbi Mbretëreshën dhe për të treguar se çfarë do të thotë për ta fundi i mbretërimit të saj historik mbretëror.

13 Shtator 2022, 07:52 Nga s.s
Emmy Awards 'lë në hije' vdekjen e Mbretëreshës, 0
Mbretëresha Elizabeth II

SHBA- Fansat nuk ishin të sigurt nëse vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II do të përmendej gjatë ndarjes së çmimeve Emmy 2022, e cila u zhvillua vetëm katër ditë pas vdekjes së saj. Emmy Awards 'la në hije' vdekjen e Mbretëreshës, duke bërë 0 komente dhe nuk mbajtën homazhe për ndarjen nga jeta të monarkes. Disa aktorë gjetën një moment për të folur mbi Mbretëreshën dhe për të treguar se çfarë do të thotë për ta fundi i mbretërimit të saj historik mbretëror.

"Emocionohem kur mendoj për të", tha ylli i Ted Lasso, Hannah Waddingham për vdekjen e Mbretëreshës. Sipas saj, ata madje ndaluan xhirimet e sezonit 3 të Ted Lasso për respekt. Ylli i Jellowjackets, Melanie Lynskey, e cila është nga Zelanda e Re, foli gjithashtu për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth. "Është shumë e trishtueshme. Ndjej keqardhje për familjen e saj", tha ajo, raporton cosmopolitan.com

Më vonë, pamë që Mbretëresha nuk u shfaq në segmentin 'In Memoriam të Emmys', por shumë spektatorë dhe shikuesit të cilët po e ndiqnin nga TV u kanë bërë thirrje në Twitter Akademisë së Televizionit se pse ata nuk e nderuan atë.

 "Unë jam pothuajse i habitur që ata nuk e futën Mbretëreshën në In Memoriam #Emmys", kishte shkruar një komentues.

"A nuk duhet të përfshihet Mbretëresha Elizabeth në #Emmys2022 in memoriam?", pyeti një tjetër komentues.

"Seksioni "In memoriam" nuk shfaqte mbretëreshën Elizabeth, edhe pas gjithçkaje që ajo ka bërë për Olivia Colman", shtoi një tjetër komentues.

Gjatë fjalimit të krijuesit të Succession, Jesse Armstrong, pasi seriali fitoi çmimin për 'Dramën më të Mirë', tha se "me sa duket kishte pak më shumë votim të përfshirë në fitoren tonë sesa me Princin Charles". Djaloshi im, ndoshta nuk është koha?!".

Të enjten e kaluar, Buckingham Palace ishte i pari që raportoi tragjedinë, duke konfirmuar në llogaritë e tij sociale se Mbretëresha Elizabeth II kishte vdekur "në mënyrë paqësore"

mbretëresha elizabeth ii vdes mbreteresha elisabeth ii britani shba emmy awards 2022

Sondazh

Poll