Bota

Lija e majmunit: Konfirmohet viktima e parë në Los Angeles

Kjo është viktima e dytë e lisë së majmunëve në SHBA. 

13 Shtator 2022, 08:19 Nga A.B
Lija e majmunit: Konfirmohet viktima e parë në Los Angeles
Spital

SHBA- Një person ka ndërruar jetë për shkak se ishte i prekur nga Lija e Majmunit. Vdekja u konfirmua nga Shëndeti Publik i Los Anxhelosit. 

Kjo është viktima e dytë e lisë së majmunëve në SHBA. Muajin e kaluar, autoritetet shëndetësore të Teksasit raportuan vdekjen e një personi tjetër, i cili gjithashtu ishte imunokompromentuar dhe i prekur nga lija e majmunit.

Lija e majmunëve është rrallë fatale, por njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë në rrezik të sëmuren rëndë apo edhe të vdesin, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Megjithëse çdokush mund të infektohet me virusin, i cili përhapet përmes kontaktit të ngushtë, shumica dërrmuese e 21,985 rasteve të lisë së majmunëve në SHBA përfshinin burra që kryenin marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. 

lija e majmunit shba

Sondazh

Poll