Bota

Greva e arsimtarëve në Kosovë, Kurti pret në takim përfaqësuesit e sindikatave

Kurti zhvilloi mbrëmjen e së shtunës një takim me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk u arrit asnjë rezultat pasi dhe ditën e djeshme procesi mësimor në shkollat e Kosvës nuk filloi.

13 Shtator 2022, 08:11 Nga d.a.
Greva e arsimtarëve në Kosovë, Kurti pret në takim
Jasharaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur një takim pak minuta më parë me Këshillin Grevist të BSPK-së, pjesë e këtij ekipi është edhe kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, në ndërtesën e Qeverisë.

Kurti zhvilloi mbrëmjen e së shtunës një takim me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk u arrit asnjë rezultat pasi dhe ditën e djeshme procesi mësimor në shkollat e Kosvës nuk filloi.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

greva e arsimtareve ne kosove albin kurti rrahman jasharaj

Sondazh

Poll