Bota

Përplasjet ushtarake Armeni-Azerbajxhan, Blinken thirrje për përfundimin e sulmeve të ndërsjellta

Me anë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, SHBA bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve ushtarake dhe theksoi se nuk mund të zgjidhen me luftë konfliktet.

13 Shtator 2022, 08:21 Nga d.a.
Përplasjet ushtarake Armeni-Azerbajxhan, Blinken thirrje për
lufta armeni-azerbajxhan

SHBA- Situata në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit shkaktoi solli reagimin e menjëhershëm të SHBA-ve, të cilat shprehën shqetësimin e tyre pas raportimeve për sulme.

Me anë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, SHBA bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve ushtarake dhe theksoi se nuk mund të zgjidhen me luftë konfliktet.

Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të konflikti. Ne bëjmë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive ushtarake,”-tha kreu i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

lufta armeni-azerbajxhan antony blinken

Sondazh

Poll