Bota

Sulm në Kanada/ Ekzekutohet 1 polic, 3 civilë mbeten të plagosur, efektivët vrasin autorin

Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.

13 Shtator 2022, 07:49 Nga A.B
Sulm në Kanada/ Ekzekutohet 1 polic, 3 civilë mbeten të plagosur,
Vendi i ngjarjes

KANADA- Një person i armatosur ka vrarë një oficer policie dhe ka lënë të plagosur tre civilë të tjerë në qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos. Autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur, sipas të njëjtit burim, u gjet dhe u vra në shkëmbim zjarri me efektivët e policisë.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.

Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës, duke përfshirë një breshëri sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur. 

sulm ne kanada

Sondazh

Poll