Sport

Champions League/ Plzen-Inter, Inzaghi në konferencën për shtyp: E kam zgjedhur kush do të luajë në portë

Pas fitores 1-0 ndaj Torinos, Inter po përgatitet të përballet me Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

12 Shtator 2022, 19:54 Nga DOSJA

Champions League/ Plzen-Inter, Inzaghi në konferencën për shtyp:

ITALI- Pas fitores 1-0 ndaj Torinos, Inter po përgatitet të përballet me Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Bayern Munich, zikaltërve u duhet një fitore për të ushqyer shpresat e tyre për të kaluar në raundin e 1/16-të. Më poshtë fjalët e Simone Inzaghit në konferencën për shtyp në prag të Viktoria Plzen-Inter.

Balotazhi Handanovic-Onana: “Kam vendosur se kush do të jetë portieri, por për momentin nuk dua ta them. Lojtarët nuk e dinë ende këtë, sepse ne bëmë vetëm një seancë stërvitore. Ne do të kemi takimin teknik në mëngjes dhe është e drejtë që ata ta dinë më parë. Onana është një portier i shkëlqyer.

Ndeshja: “Është pa dyshim një ndeshje e rëndësishme. E dimë që kemi përfunduar në grupin më të vështirë të të gjithë Champions League dhe debutimi nuk ishte më i miri. Ne duam të luajmë për gjithçka. Me 4 ndeshje që mungojnë ende, nuk është një ndeshje vendimtare, por e dimë që duhen 10 pikë për të kaluar grupin. Duhet të bëjmë pikat e para për të lëvizur klasifikimin”.

Viktoria Plzen: “Është një ekip i fortë fizikisht. Ata mbështeten shumë te sulmuesi fizik. Nuk mundëm të punonim shumë në stërvitje por e përgatitëm mirë ndeshjen duke analizuar videot”.

E.Ç (Dosja.al)

champions league inter plzen

Sondazh

Poll