Sport

Vazhdon emergjenca për Milanin, edhe ndaj Dinamos së Zagrebit Pioli duhet të shpikë diçka, Origi dhe Rebic jashtë fushave

Në aventurën e tij në stolin e Milanit, imagjinata e Stefano Piolit nuk ka munguar. Shpesh trajneri i kuqezinjve, edhe në sezonin e titullit kampion, i është dashur të përballet me një infermieri të plotë dhe ky fillim sezoni nuk është ndryshe.

12 Shtator 2022, 19:14 Nga DOSJA

Vazhdon emergjenca për Milanin, edhe ndaj Dinamos së Zagrebit Pioli

ITALI- Në aventurën e tij në stolin e Milanit, imagjinata e Stefano Piolit nuk ka munguar. Shpesh trajneri i kuqezinjve, edhe në sezonin e titullit kampion, i është dashur të përballet me një infermieri të plotë dhe ky fillim sezoni nuk është ndryshe. Ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions League dhe në ndeshjen e madhe kundër Napolit të dielën në mbrëmje, Pioli do të duhet të shpikë diçka për të përballuar urgjencën në sulm. Rebic dhe Origi vazhdojnë të kenë probleme fizike, ndërsa Leao është i skualifikuar në kampionat.

Një lajm negativ erdhi nga Milanello. Ante Rebic ka një problem të rëndë me shpinën, një hernie që i shkakton shumë dhimbje dhe nuk e lejon të stërvitet me ekipin. Asgjë që e detyron operacionin për momentin, por që e largon sulmuesin kroat nga disponueshmëria pas fillimit të shkëlqyer të sezonit.

Shpresat e Piolit për të rikthyer Origin të paktën për stolin ndaj Napolit po shuhen. Sulmuesi belg ende ndjen probleme dhe mësohet se lojtari do të udhëtojë në Belgjikë për një trajtim më të specializuar. Në Champions League, Pioli do të shpikë diçka nga pikëpamja taktike.

E.Ç (Dosja.al)

pioli milan

Sondazh

Poll