Bota

Kush është gruaja 100-vjeçare që mori letrën e fundit nga Mbretëresha Elisabeth?!

Njeriu i fundit që mori një letër urimi nga Mbreterësha Elizabeth II ishte një grua 100 vjeçare, e cila quhet Gwendolyn Hoare. Ajo mendoi se shanset e saj për të marrë një kartolinë për ditëlindjen e 100-të nga Mbretëresha Elizabeth II ishin zhdukur kur monarkja u nda nga jeta në 8 shtator.

12 Shtator 2022, 19:33 Nga s.s
Kush është gruaja 100-vjeçare që mori letrën e fundit
Gwendolyn Hoare

BRITANI- Njeriu i fundit që mori një letër urimi nga Mbreterësha Elizabeth II ishte një grua 100 vjeçare, e cila quhet Gwendolyn Hoare. Ajo mendoi se shanset e saj për të marrë një kartolinë për ditëlindjen e 100-të nga Mbretëresha Elizabeth II ishin zhdukur kur monarkja u nda nga jeta në 8 shtator.

Por telegrami surprizë erdhi përmes postimit të premten, një ditë para ditëlindjes së saj, duke e bërë atë një nga njerëzit e fundit që mori një kartë nga Mbretëresha, raporton BBC.

Mbesa e gruas 100-vjeçare ka ndarë këtë surprizë në faqet e librit të homazheve për Mbretëreshën:

"Tezja ime sot është 100 vjeç. Për dekada ajo foli për marrjen e një telegrami nga Mbretëresha dhe u shkatërrua kur dëgjoi lajmet për humbjen e Mbretëreshës, por Telegrami i saj mbërriti dhe ajo ishte shumë e lumtur".

Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta më 8 shtator. Njoftimin për vdekjen e monarkes 96-vjeçare e ka dhënë Familja Mbretërore në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Ajo vdiq në Kalanë Balmoral në Skoci pasi mjekët thanë se ishin shqetësuar për shëndetin e saj

vdes mbreteresha elisabeth ii britani

Sondazh

Poll