Sport

Zhurma për Juventus-Salernitana: A kishte gabim teknik dhe a mund të përsëritet ndeshja? Çfarë thotë rregullorja?...

Sipas IFAB, një ndeshje nuk mund të zhvlerësohet, në rast të një mosfunksionimi të VAR ose një vendimi të gabuar që përfshin VAR

12 Shtator 2022, 12:01 Nga DOSJA

Zhurma për Juventus-Salernitana: A kishte gabim teknik dhe a mund të

ITALI - Amund të përsëritet ndeshja Juventus-Salernitana? Kjo është një nga pyetjet që shumë tifozë të Juventusit i bëjnë vetes, duke e konsideruar anulimin e golit 3-2 të Milik (për shkak të pozicionit jashtë loje aktiv të Bonuccit edhe nëse pozicioni i Candrevës duket se e ndihmon mbrojtësin) si një “gabim teknik”. 

Rregullorja e IFAB, organi që përcakton dhe modifikon rregullat e futbollit, duket se e përjashton këtë mundësi. Në seksionin kushtuar VAR, në fakt, thuhet se një ndeshje nuk mund të zhvlerësohet në rast të: keqfunksionimeve të teknologjisë VAR (siç është teknologjia e linjës së golit); vendimet e këqija që përfshijnë VAR (duke qenë se VAR konsiderohet si arbitër); zgjedhja për të mos përfshirë një veprim; rishikimi i një situate/vendimi të pa rishikueshëm… 

E gjitha kjo, thuhet, “në parim”, sipas rregulloreve të IFAB-së. A ka gabim teknik në ndeshjen Juventus-Salernitana dhe a ka mundësi që ajo të anulohet? Sipas përcaktimeve të IFAB-së, edhe nëse ka patur ndonjë gabim, gjasa janë që rezultati 2-2 i ndeshjes të omologohet. 

Zhurma për Juventus-Salernitana: A kishte gabim teknik dhe a mund të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll