Sport

“Pa fjalë”, nata pa gjumë e Milik: gol i anuluar, karton i kuq dhe drejt skualifikimit

Arkadiusz Milik nuk e beson. Pamjet e golit të fundit në takimin Juventus-Salernitana flasin qartë.

12 Shtator 2022, 11:54 Nga DOSJA

“Pa fjalë”, nata pa gjumë e Milik: gol i anuluar, karton i

ITALI- Arkadiusz Milik nuk e beson. Pamjet e golit të fundit në takimin Juventus-Salernitana flasin qartë. Nervat e torinezëve nuk mbajtën me Cuadradon dhe Allegrin që u ndëshkuan me kartonë të kuq prej protestave, edhe pse një video e publikuar pas përfundimit të ndeshjes xjerr blof VAR teksa shfaqet Candreva që mban në lojë pikërisht Bonuccin.

Milik rishikon pozicionin e Candrevës në smartfonin e tij dhe ndan një postim në rrjetet sociale që jep një ide të mirë të asaj që tani konsiderohet humor. “Pa fjalë”, është komenti i sulmuesit në foton e publikuar. Nga ajo mbrëmje e tmerrshme ai del më tej i penalizuar: euforia për golin e 3-2 ishte shpërthyese, ai kishte hequr fanellën në shenjë triumfi por u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E.Ç (Dosja.al)

milik juventus

Sondazh

Poll