Sport

Balotelli te Sion, vijnë kritikat e para në Zvicër: “Ekipi është me një lojtar më pak!”

Aventura e re e Mario Balotellit në Zvicër me fanellën e Sionit nisi mirë nga pikëpamja e rezultateve, dy fitore në dy ndeshjet e para të luajtura, por nga ana personale, për Balotellin kanë shpërthyer kritikat.

12 Shtator 2022, 12:24 Nga DOSJA

Balotelli te Sion, vijnë kritikat e para në Zvicër: “Ekipi

ZVICËR- Aventura e re e Mario Balotellit në Zvicër me fanellën e Sionit nisi mirë nga pikëpamja e rezultateve, dy fitore në dy ndeshjet e para të luajtura, por nga ana personale, për Balotellin kanë shpërthyer kritikat.  Balotelli u transferua te Sion në një kohë vendi i titullarit nuk është i lehtë.

Qëndrimi i tij në fushë nuk është ai që prisnin tifozët dhe gazetarët, deri në atë pikë sa një ditë pas ndeshjes së fituar kundër St.Gallen, në të cilën Balotelli nuk shënoi dot një gol para portierit, shtypi zviceran e kritikoi fort. "Sa i madh është problemi i Balotellit?", ishte titulli i gazetës Blick. Shumë i ashpër me Super Marion ishte opinioni i ish-komentatorit zviceran Georges Bregy: "Performanca e tij kundër St. Gallen thjesht nuk mjafton.

Ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe të punojë në qëndrimin e tij. Ai nuk mund të ecë përpara, ai është provokues. Me të në fushë, Sioni ishte një lojtar më pak. Mendoj se trajneri, stafi dhe presidenti duhet të flasin me Balotellin - vazhdon Bregy - Diçka duhet të ndryshojë në mendjen e tij.

Ai nuk është në gjendje të mirë fizike. Sigurisht, atij i duhen disa ndeshje për t'u mësuar me kampionatin por edhe pas ndeshjes kundër St.Gallen kam pikëpyetje të mëdha. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, ai ndoshta nuk do ta përfundojë sezonin te Sion."

E.Ç (Dosja.al)

balotelli sion

Sondazh

Poll