Aktualitet

VD-24 vite nga vrasja e Azemit, Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Ajo kërkoi që të gjithë të rinjtë të ngrihen për të protestuar kundër regjimit aktual, duke shtuar se kryeministri Edi Rama bashkë me një grup njerëzish kanë uzurpuar të gjitha pushtetet.

12 Shtator 2022, 12:37 Nga F.M
VD-24 vite nga vrasja e Azemit, Hajdari: Të dalim në protesta,
Rudina Hajdari

TIRANË- Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdarit ishte e pranishme në jhomazhet e mbajtura në vendin ku i ati u ekzekutua 24 vite më parë. Në fjalën e saj para mediave, Hajdari tha se i ati mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar. Ajo kërkoi që të gjithë të rinjtë të ngrihen për të protestuar kundër regjimit aktual, duke shtuar se kryeministri Edi Rama bashkë me një grup njerëzish kanë uzurpuar të gjitha pushtetet. 

"Në atë kohë kur shumë njerëz kishin humur shpresën e besimin se ndryshimi do vinte, Azemi u çua, gjeti forcën dhe sfidoi regjimin më të egër komunist. Organizoi studentët në shesh me protesta e revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Por dhe pas ndryshimit të sistemit Azemi qëndroi besnik ndaj atyre parimeve. Ai mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar. Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme. Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë. Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u cua për të sjellë ndryshmin. Mesazhi im sot eshte për të rinjtë e të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Mesazhi im për ta eshte hajde organizohemi, cohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona, idealet, t’i fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj që nëse Azemi kishte guxim ti bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjitë së bashku,"- tha Hajdari ndër të tjera. 

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

azem hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll