Aktualitet

Publikohet sondazhi i KE, Shqipëria vendi i parë që dëshiron më shumë anëtarësimin në BE

Sipas grafikut, Shqipëria është në vend të parë, me 97% të popullsisë që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, e ndjekur më pas nga Kosova.

12 Shtator 2022, 12:21 Nga d.a.
Publikohet sondazhi i KE, Shqipëria vendi i parë që dëshiron
harta

BRUKSEL- Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian ka publikuar një grafik ku janë hedhur rezultatetet e një sondazhi që tregon vendet që dëshirojnë më shumë anëtarësimin.

Sipas grafikut, Shqipëria është në vend të parë, me 97% të popullsisë që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndjekur më pas nga Kosova.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së më pas vijon nga Gjeorgjia, Mal i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë që vendet që duan më pak të integrohen në BE janë Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.

komisioni evropian anetaresimi i shqiperise ne be tom moylan

Sondazh

Poll