Aktualitet

Akuzat ndaj Henri Çilit, prokuroria kërkon pushimin e çështjes: S'u provuan akuzat

Hetimet që u ndoqën nga prokuroria e Tiranës nuk arritën ta provonin diçka të tillë, ndaj edhe është pushuar akuza ndaj tij.

12 Shtator 2022, 12:25 Nga A.B
Akuzat ndaj Henri Çilit, prokuroria kërkon pushimin e
Henri Cili

TIRANË-Akuza ndaj analistit Henri Çili i cili u arrestua në 28 shkurt të 2020 është pushuar. Çili akuzohej për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë, në këmbim të një shume parash.

Hetimet që u ndoqën nga prokuroria e Tiranës nuk arritën ta provonin diçka të tillë, ndaj edhe është pushuar akuza ndaj tij.

Henri Çili, pronari i UET, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Vetë Çili në një deklaratë për mediat u mbrojt dhe tha se kundër tij nuk qëndron asnjë akuzë, pasi ai s’ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. 

henri cili

Sondazh

Poll