Aktualitet

Akuzohet për falsifikim e fshehje pasurie, SPAK jep pretencën për ish-anëtaren e KPK-së

Ky dënim do të konvertohet në shërbim prove me 2 vite dhe Çiftija nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

12 Shtator 2022, 11:41 Nga A.B
Akuzohet për falsifikim e fshehje pasurie, SPAK jep pretencën për
Etleda Ciftja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, (KPK)Etleda Çiftja. Ky dënim do të konvertohet në shërbim prove me 2 vite dhe Çiftija nuk do të bëjë asnjë ditë burg, nëse kërkesa e SPAK pranohet nga GJKKO.

Në dalje të seancës avokati i saj refuzoi të flasë për mediat duke u shprehur se asnjë nga gazetarët nuk pati interes për të dëgjuar qëndimet e tij ndërsa shtoi se do të flas më datë 16, kur edhe gjykata të japë vendimin.

"Unë kam folur rreth një orë në gjykatë. Po të kishit minimalen e interesit do dëgjonit. Qëndrimi im kam folur një orë. Do të shpallim qëndrim pasi të jepet vendimi i gjykatës më datë 16", tha ai.

Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndërsa u hetua për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

etleda ciftja

Sondazh

Poll