Aktualitet

I dënuar për armëmbajtje pa leje, Apeli në Durrës vendos lirimin e Ballist Morinës

Gjyqtarja e Apelit Anita Mici vendosi lirimin e plotë për Ismail Morinën.

12 Shtator 2022, 10:54 Nga A.B
I dënuar për armëmbajtje pa leje, Apeli në Durrës
Ballist Morina

DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina. Gjyqtarja e Apelit Anita Mici vendosi lirimin e plotë për Ismail Morinën. Ai u vu në pranga pak muaj më parë nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Kush është Ismail Morina?

Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në minutën e 41 të saj, Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.

ballist morina ismail morina

Sondazh

Poll