Aktualitet

I nxehti afrikan përfshin vendin, 9 këshillat që jep me urgjencë ISSHP

14 Gusht 2019, 08:24 Nga DOSJA
I nxehti afrikan përfshin vendin, 9 këshillat që jep me

Shqipëri- Në këto ditë përvëluese ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë  Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për qytetarët  që të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta.

ISSHP ka dhënë këshillat: 

1-Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave nga  ora ?11:00 deri në -17:00).

2-Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

4-Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

5-Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

6-Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

7-Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

8-Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

9-Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 9 këshillat e isshp i nxheti afrikan 9 këshillat e isshp i nxheti afrikan

Sondazh

Poll