Aktualitet

Kontrabanduan 25 mijë litra naftë! Gjykata vendos 20 ditë burg për njërin nga dy vëllezërit

Gjatë intensifikimit të kontrolleve, Antikontrabanda Detare ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën ‘Leon’, ku në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë.

10 Shtator 2022, 15:34 Nga e.k
Kontrabanduan 25 mijë litra naftë! Gjykata vendos 20 ditë
Foto ilustruese

DURRËS- 20 ditë burg për Shpëtim Canin dhe “Detyrin paraqitje” për Roland Canin, ky është vendimi i marrë ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, për dy të shoqëruarit të cilët kishin kaluar një sasi nafte kontrabandë nëpërmjet peshkarexhës ku punonin.

Një aksion i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, ka bllokuar tre ditë më parë një peshkarexhë me 25 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve, Antikontrabanda Detare ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën ‘Leon’, ku në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë.

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Peshkarexha është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Sondazh

Poll