Aktualitet

ME VIDEO- Një ditë pas konfiskimit, 'Salillari' shton katin e radhës tek pallati në Farkë

Aq shumë pati efekt shteti, sa që një ditë pas konfiskimit, Salillari ka shtuar katin e radhës në godinën në Farkë

10 Shtator 2022, 15:35 Nga k.m.
ME VIDEO- Një ditë pas konfiskimit, 'Salillari' shton katin
Pëllumb Salillari

TIRANË- Dje, ministrri i Bredshëm Bledi Çuçi, i vendosi "gjobën" kompanisë Salillari duke i konfiskuar 1200 metra katrorë ndërtim pa leje. Aq shumë pati efekt shteti, sa që një ditë pas konfiskimit, Salillari ka shtuar katin e radhës në godinën në Farkë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "BoldNews", fadromat ende transportojnë materiale dhe skelat ende nuk janë hequr nga kanteri i ndërtimi.

Gjë që tregon se ka vetëm dy rrugë; ndërtuesit ende nuk e kanë kuptuar se 'shteti' e kishte me ta dje dhe kanë shkuar rregullisht në punë; ose Pëllumb Salillari ka dëshirë t'ja dhurojë të plotë projektin shtetit. Korrektesa mbi gjithçka! 

pëllumb salillari konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll