Aktualitet

Zjarr në Karaburun, flakët favorizohen nga era, ndërhyrja e pamundur prej terrenit

Lajmi u bë me dije nga Policia Kufitare, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.

10 Shtator 2022, 15:42 Nga k.m.
Zjarr në Karaburun, flakët favorizohen nga era, ndërhyrja e
Pamje nga zjarri në Karaburun

VLORË- Zjarr në Karaburun, vatra është pranë gjirit të Andreas. Lajmi u bë me dije nga Policia Kufitare, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.

Mësohet se flakët po shkojnë në drejtim të Gjirit të Gramës, ndërsa zjarri favorizohet nga era. Deri më tani, sipas zjarrfikësve është e vështirë të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë në zonën ku kanë rënë flakët. Për të shkuar ne këtë zonë në këmbë dhe nga mali duhen të paktën 5 orë, ndërsa nga deti është e pamundur për shkak të dallgëve dhe detit deri në 7 ballë.

Po ashtu, përveç Karaburunit, sot një vatër zjarri u aktivizua edhe në autostradën Vlorë-Nosovoselë pranë fshatit Mifol.

zjarr ne karaburun

Sondazh

Poll