Aktualitet

Hackerat në TIMS, aeroporti Nënë Tereza thirrje pasagjerëve: Paraqituni dy orë e gjysmë para fluturimit

Aeroporti “Nënë Tereza”, e cila është pika më e rëndësishme e kalimit kufitar ka dalë me një njoftim për qytetarët që do udhëtojnë sot.

10 Shtator 2022, 15:17 Nga k.m.
Hackerat në TIMS, aeroporti Nënë Tereza thirrje pasagjerëve:
Foto ilustruese

TIRANË- Bllokimi i sistemit TIMS, pasi ra pre e sulmit nga hakerat iranianë, ka sjellë probleme në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Ndaj janë marrë edhe masa. Aeroporti “Nënë Tereza”, e cila është pika më e rëndësishme e kalimit kufitar ka dalë me një njoftim për qytetarët që do udhëtojnë sot. Atyre u kërkohet të paraqiten në Rinas dy orë e gjysmë para fluturimit të tyre, për të shmangur vonesat.

Ne lidhje me sistemin TIMS aeroporti Nene Tereza njofton:

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Sot, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

irani sulmon shqiperine hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll