Aktualitet

VIDEO/ Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Qindra qytetar që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin si pasojë e sulmit nga hackerat e Iranit.

10 Shtator 2022, 14:09 Nga e.k
VIDEO/ Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e
Pamje nga radhët e gjata të mjeteve

DIBËR- Sulmi kibernetik mbi sistemin e doganava në vendin tonë ka sjellë radhë të gjata në të gjitha pikat doganore dalëse.

Qindra qytetar që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin si pasojë e sulmit nga hackerat e Iranit.

Ashtu si në të gjitha pikat e tjera doganore edhe në Bllatë hyrje-daljet nga kjo pikë doganore po mbahen me regjistër, ç'ka bën që koha e procedurës të jetë e gjatë.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll