Aktualitet

FOTO/ "Numërimi mbrapsht drejt katastrofës", ky është mesazhi që iu shfaq punonjësve gjatë sulmit kibernetik

10 Shtator 2022, 14:18 Nga e.k

FOTO/ "Numërimi mbrapsht drejt katastrofës", ky

TIRANË- "Numerim mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës ka filluar", ky është mesaqzhi që hakerat iranianë kanë publikuar në faqene tyre Homelandjustice.

FOTO/ "Numërimi mbrapsht drejt katastrofës", ky

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll