Aktualitet

VD-'Po iu shohim', hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave në dogana, kanë që mbrëmë në "vëzhgim"

Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin Nënë Tereza. Aty shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.

10 Shtator 2022, 13:45 Nga e.k
VD-'Po iu shohim', hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave
Video e publikuar nga hakerat

TIRANË- Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH. 

Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin Nënë Tereza. Aty shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.

 

Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll