Aktualitet

FOTO- Sulmi kibernetik/ Probleme dhe në Rinas, bie sistemi TIMS, qytetarët presin në radhë

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen radhë të gjata qytetarësh që presin për të marrë shërbim.

10 Shtator 2022, 13:29 Nga e.k
FOTO- Sulmi kibernetik/ Probleme dhe në Rinas, bie sistemi TIMS,
Pamje nga aeroporti i Rinasit

TIRANË- Pas pikave kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës dhe Durrësit dhe aeroporti i Rinasit ka rënë pre e sulmit kibernetik të kryer nga Irani.

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen radhë të gjata qytetarësh që presin për të marrë shërbim.

FOTO- Sulmi kibernetik/ Probleme dhe në Rinas, bie sistemi TIMS,

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll