Politike

FOTO/ Flamujt e ulur në gjysëmshtizë dhe lule! Homazhe në ambasadën britanike në Tiranë, merr pjesë dhe Princ Leka

Ambasada britanike në Tiranë ka ulur flamujt në gjysëm shtizë dhe ka hapur dyert për të pritur personalitete të vendit për të kryer homazhe.

9 Shtator 2022, 16:38 Nga e.k
FOTO/ Flamujt e ulur në gjysëmshtizë dhe lule! Homazhe në
Flamujtë e ulur në gjysëm shtizë në Ambasadën Britanike

TIRANË- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka pikulluar jo vetëm Mbretërinë e Bashkuar por mbarë botën. Ambasada britanike në Tiranë ka ulur flamujt në gjysëm shtizë dhe ka hapur dyert për të pritur personalitete të vendit për të kryer homazhe.

Në fotot e sigurua nga Dosja.al shihen lule të vendosura në hyrje të ambasadës.

FOTO/ Flamujt e ulur në gjysëmshtizë dhe lule! Homazhe në

Pas presidentit Bajram Begaj edhe Princ Leka ka shkuar pak minuta më parë për të kryer homazhe në Ambasadë ku ka lënë dhe një shënim në nder të Mbretëreshës Elisabeth II.

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë. Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.
Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III”, shkroi ai.

vdes mbreteresha elisabeth ii princ leka

Sondazh

Poll