Politike

Shoqëria Civile më protestë kundër qeverisë: Nuk përfshiu studentët në paketën anti-krizë

Ata protestuan para kryeministrisë ku shprehen dhe shqetësimin për kostot e larta ekonomike me të cilat duhet të përballen të rinjtë. Aktivistë dhe studentë rënditetën gjithashtu dhe shtetet që kanë vendosur t’jua  ulin këtë barrë përmes mbështetjes financiare.

9 Shtator 2022, 16:15 Nga e.k
Shoqëria Civile më protestë kundër qeverisë: Nuk
Shoqëria Civile në protestë

TIRANË- Shoqëria civile ka reaguar sot kundër qeverisë për mospërfshirjen e studentëve në paketën antikrizë. 

Ata protestuan para kryeministrisë ku shprehen dhe shqetësimin për kostot e larta ekonomike me të cilat duhet të përballen të rinjtë. Aktivistë dhe studentë rënditetën gjithashtu dhe shtetet që kanë vendosur t’jua  ulin këtë barrë përmes mbështetjes financiare.

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” i "akorduan" kryeministrit Edi Rama një Rekord Guinness. Ata zgjodhëm këtë formë reagimi për mospërfshirjen e studentëve në paketën antikrizë që prezantoi qeveria,  ndryshe nga sa ndodh në shtete të tjera.

“Qeveria në Kosovë mbështeti studentët në maj me 100 euro dhe do ti mbështesë prap me 100 euro në fillim te vitit akademik”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërkohë që studentët duhet të përballen me shtrenjtim të ushqimeve bazë apo qera banimi afër pagës minimale, shoqëria civile thotë se qeveria shpenzon për luks.

Kujtojmë që një ditë më parë qeveria prezantoi  paketën e rezistencës sociale ku përfshihet indeksimi i pensioneve dhe pagave të administratës si dhe rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë.

edi rama

Sondazh

Poll