Politike

1200 metër katror pa leje në Farkë, ndërtesa i përket Salillarit, pse s'ia përmendi ministri Çuçi emrin?

Dosja.al mësoi se bëhet fjalë në fakt për biznesmenin Pëllumb Salillari.

9 Shtator 2022, 14:28 Nga k.m.
1200 metër katror pa leje në Farkë, ndërtesa i përket
Bledi Çuçi dhe Pëllumb Salillari

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë vetë në aksionin "konfiskimi" të nisur nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë. Nga Farka, ministri Çuçi bëri me dije se pallati dhe 1200 mijë metrat katrorë pa leje do të merren nga shtetit nëse ndërtuesi nuk i blen, por në asnjë moment nuk e tha me emër. Dosja.al mësoi se bëhet fjalë në fakt për biznesmenin Pëllumb Salillari.

Ndërtesa në Farkë i përket kompanisë "Salillari sh.p.k", një prej bashkëpunëtorëve më të afër të kryeministrit Edi Rama. Madje ky i fundit nuk ka hezituar që në inspektime rrugës t'i puthë edhe tullën biznesmenit Pëllumb Salillari. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Madje vetë banorët e ‘Unazës së Re’, protestuan kundër zgjerimit të këtij projekti duke mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të firmës në fjalë.

pëllumb salillari bledi cuci konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll