Sport

Pezullimi i Premier League: A është hera e parë që ndodh kjo gjë?...

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka bërë që këtë fundjavë të mos luhet asnjë ndeshje futbolli. Por ky nuk është rasti i parë që ndodh kjo gjë, që nga viti 1888…

9 Shtator 2022, 15:25 Nga DOSJA

Pezullimi i Premier League: A është hera e parë që ndodh kjo

ANGLI - Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka sjellë vendimin për të pezulluar ndeshjet e kësaj jave të Premier League. Ky është një rast i jashtëzakonshëm, por kjo nuk është hera e parë që ndodh. Premier League është ndalur në raste të tjera.

Edicioni i parë i ligës angleze, i quajtur fillimisht Liga e Futbollit, u luajt në vitin 1888. Që atëherë, gara është pezulluar plotësisht vetëm dy herë. E para ishte në Luftën e Dytë Botërore, për shkak të konfliktit të luftës. E dyta, shumë më e fundit, në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por ka edhe shembuj të vdekjeve, që e kanë ‘prishur’ garën. Më 31 gusht 1997, humbi jetën Lady Diana dhe atë ditë u luhej ndeshja Liverpool-Newcastle, e cila u pezullua dhe u zhvendos për të nesërmen. Megjithatë, vetë java e Premier Leagues nuk u shty.

Në prill 2021, Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës dhe Duka i Edinburgut, ndërroi jetë.  Premier League e konsideroi të përshtatshme të mbajë një minutë heshtje, por asnjë ndeshje nuk u ndërpre. Ndërsa, vdekja e Elizabeth II, është një rast i paprecedent...

Humbja e Mbretëreshës ka qenë një tronditje në Britani, por edhe në botën e futbollit. Një nga imazhet më të hershme të saj ishte dorëzimi i titullit të FA Cup Stanley Matthews të Blackpoolit më 2 maj të vitit 1953...

Pezullimi i Premier League: A është hera e parë që ndodh kjo

Ne e pamë gjithashtu Elizabeth II që i dorëzoi kupën e botës Bobby Moore në ‘Wembley’ në 1966, ose Kampionatin Europian në 1996 për Jürgen Klinsmann, kapitenin e Gjermanisë. Ajo mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës 2012 dhe ndau përvojat me skuadrën e Arsenalit në 2007 në Buckingham Palace, ndër ngjarje të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll