Sport

Galatasaray hap 'letrat' e Icardit: mësohet sa do të paguajë skuadra e Stambollit...

Për ta hequr qafe, kampionët e Francës kanë pranuar t’i paguajnë thuajse të gjithë rrogën sulmuesit argjentinas

9 Shtator 2022, 07:10 Nga DOSJA

Galatasaray hap 'letrat' e Icardit: mësohet sa do të

TURQI - Më së fundi, sulmuesi argjentinas, pranoi të largohet nga Parisi. Mauro Icardi është transferuar në formë huazimi nga PSG te Galatasaray për sezonin 2022/23. Klubi turk përmes një shënimi zyrtar bën të ditur detajet e operacionit:

“Sipas marrëveshjes lojtarit do t’i paguhen gjithsej 6.750.000 euro për sezonin futbollistik 2022-2023. 6.000.000 euro nga shuma e lartpërmendur do të paguhen. nga Paris Saint-Germain dhe 750.000 € nga kompania jonë”.

Galatasaray hap 'letrat' e Icardit: mësohet sa do të

"Mënyra se si më pritën tifozët e Galatasaray është shumë emocionuese, jam shumë i lumtur që jam këtu. Tani për tani do të jem këtu për një vit dhe qëllimi është të bëj gjëra të mëdha dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Ishte një negociatë e gjatë. Dy muaj, shumë i vështirë, por në fund jemi këtu, unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur”. Këto janë fjalët e para të Mauro Icardit për Galatasaray, raportuar nga kanali zyrtar i klubit turk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll