Sport

'Mallkimi i Ramsey'! Tweet-i i papritur i uellsianit për Mbretëreshën Elizabeth II...

Aron Ramsey ka shkaktuar një tërmet në rrjete sociale, pasi i ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II të Anglisë. Uellsiani tërheq pas vetes atë që njihet si 'mallkimi i Ramsey'...

9 Shtator 2022, 13:31 Nga DOSJA

'Mallkimi i Ramsey'! Tweet-i i papritur i uellsianit për

ANGLI - Aron Ramsey ka shkaktuar një tërmet në rrjete sociale, pasi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II. Tweet -i nuk është asgjë për të shkruar, por historia rreth lojtarit ka shkaktuar një breshëri komentesh pas postimit.

Ramsey, që ka kaluar tani në radhët e skuadrës franceze, donte ta kishte monarken në  kujtesën e tij, në ditën kur Nice barazoi 1-1 kundër Kolnit për Conference League. Një ndeshje e karakterizuar nga incidente të rënda midis tifozëve, të ndodhura në tribuna…

'Mallkimi i Ramsey'! Tweet-i i papritur i uellsianit për

Uellsiani është i famshëm për atë që në futboll njihet si 'mallkimi Ramsey' prej disa kohësh. Lojtari, për çudi, shënon gola vetëm në datat kur vdesin njerëz të famshëm. Kështu ka ndodhur me vdekjen e Steve Jobs, Bin Laden apo David Bowie ndër të tjera, duke krijuan një misticizëm që e ka shoqëruar përgjithmonë gjatë karrierës së tij sportive. 

Shumë madje spekuluan dje, se Ramsey do të shënonte gol, pasi Nice luante në orën 18:45. Kjo nuk ndodhi, a thua ‘mallkimi’ u prish?…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll