Sport

Milani ‘humb’ mbrojtësin, Alessandro Florenzi kërkon pesë muaj për t’u riaftësuar

Anësori kuqezi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në tendinën proksimale të kofshës së djathtë.

9 Shtator 2022, 14:38 Nga DOSJA

Milani ‘humb’ mbrojtësin, Alessandro Florenzi kërkon

ITALI - Milani humbi Alessandro Florenzin për pesë muaj. Anësori kuqezi iu nënshtrua një operacioni pas dëmtimit në tendinën proksimale të kofshës së djathtë, që u dëmtuar më 30 gusht në ndeshjen kundër Sassuolos. Trajneri Stefano Pioli nuk do ta kenë në dispozicion mbrojtësin para mesit të shkurtit. 

Operacioni u krye në Finlandë, në klinikën e Prof. Lasse Lempainen, ekspert në ortopedi dhe mjekësi sportive, i cili ndër të tjera u mor me rindërtimin e tendinit të Akilit edhe të Spinazzolas. Florenzi do të kthehet në Itali të premten dhe rehabilitimi do të fillojë menjëherë.

"AC Milan njofton se Alessandro Florenzi, gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën proksimale të kofshës së majtë, e cila kërkonte operacion; ai u krye këtë mëngjes nga Prof. Lasse Lempainen në Finlandë, në prani të mjekut të Milanit, Stefano Mazzoni. Operacioni ka rezultuar me sukses dhe Alessandro do të kthehet të premten në Itali për të nisur procesin e rehabilitimit. Kohët e rikuperimit për rikthimin në aktivitet të plotë llogariten në pesë muaj".

Milani ‘humb’ mbrojtësin, Alessandro Florenzi kërkon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll