Sport

ZYRTARE: Futbolli britanik në zi! Pezullohen ndeshjet e Premier Leagues…

“Në një takim mëngjesin e sotëm, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II”, thuhet në shënim e klubeve angleze

9 Shtator 2022, 14:05 Nga DOSJA

ZYRTARE: Futbolli britanik në zi! Pezullohen ndeshjet e Premier

ANGLI - Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Tani është zyrtare: ndeshjet e Premier League, të planifikuara për t’u luajtur këtë fundjavë, janë shtyrë “në shenjë respekti për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”. Këtë e komunikoi vetë Premier League përmes një njoftimi për shtyp.

“Në një takim mëngjesin e sotëm, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet në shënim. - Për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e madh për kombin dhe në shenjë respekti, ndeshjet e Premier League së kësaj fundjave do të shtyhet, përfshirë edhe ndeshjen e së hënës në mbrëmje”.

“Ne dhe klubet tona dëshirojmë të nderojmë shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tonë,- tha Richard Masters, CEO i Premier League. - Si Monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ishte një frymëzim dhe la një trashëgimi të pabesueshme pas, një jetë plot përkushtim.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e kanë admiruar atë dhe iu bashkohen të gjithë atyre që vajtojnë ndarjen nag jeta të saj. Përditësime të mëtejshme për ndeshjet e Premier League gjatë periudhës së zisë do të sigurohen në kohën e duhur”.

ZYRTARE: Futbolli britanik në zi! Pezullohen ndeshjet e Premier

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll