Sport

Ronaldo ngushëllon për Mbretëreshën Elizabeth II: “Do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik”...

“Vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore"

9 Shtator 2022, 13:46 Nga DOSJA

Ronaldo ngushëllon për Mbretëreshën Elizabeth II: “Do

ANGLI - Futbolli është ndalur në Angli, duke iu bashkuar zisë kombëtare 10-ditore për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Ndërkohë, vijojnë reagimet prekëse nga personazhe të njohur publikë, mes të cilëve edhe nga futbolli. I radhës, që ka prekur me mesazhin e ndjerë, ka qenë Cristiano Ronaldo. Përmes rrjeteve sociale, 37-vjeçari i Manchester United ka shkruar:

“Shtatë vitet e karrierës sime në Premier League kaluan, duke arritur në sezonin tim të tetë që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik.

I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe e vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore,”- ka shkruar ylli i futbollit portugez, i cili është kthyer në një ikonë për “Djajtë e Kuq” të Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll