VIDEO/ Jorge Jesus tregon se çfarë i tha me 'nervozizëm' portierit të Dynamo Kievit…
TURQI - Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Jorge Jesus, trajneri portugez që drejton skuadrën turke të Fenerbahces, ...
Trevor Sinclair është shprehur në Twitter, se njerëzit "zezakë dhe ata me ngjyrë kafe" nuk duhet të mbajnë zi për vdekjen e mbretëreshës së Anglisë. Ish-futbollisti po kritikohet ashpër për postimin e tij, të cilin e ka hequr tani...

ANGLI - Trevor Sinclair, një ish-futbollist që ka luajtur për Anglinë, ka shkaktuar një polemikë të madhe në Mbretërinë e Bashkuar, duke u shprehur se njerëzit "zezakë dhe ata me ngjyrë kafe" nuk duhet të vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II të Anglisë, sepse "racizmi lulëzon" në Britania që nga vitet 1960.
"Racizmi u ndalua në Angli në vitet '60 dhe është lejuar të lulëzojë, pse duhet të qajnë zezakët dhe ata me ngjyrë kafet? #Queen," shkroi në Twitter Trevor Sinclair, komentator në ‘talkSPORT’, në një mesazh që ai e fshiu nga Twitter pak më vonë, duke kuptuar polemikën e madhe që kishte krijuar.
Trevor Sinclair ka bllokuar gjithashtu hyrjen në llogarinë e tij në Twitter për shkak të breshërisë së kritikave të marra. ‘TalkSPORT’, kanali ku Trevor Sinclair punon si komentues, ka dashur të distancohet publikisht nga deklaratat e ish-futbollistit.
"Ne kemi qenë duke u përpjekur të kontaktojmë me Trevor Sinclair pas opinioneve të shprehura në llogarinë e tij në Twitter. ‘TalkSPORT’ nuk i mbështet ato mendime të shprehura dhe po heton çështjen," raportuan ata nga kanali. "Të gjithë në talkSPORT i dërgojnë ngushëllimet e tyre Familjes Mbretërore. U prefsh në paqe, Madhëria juaj", ndau talkSPORT në rrjetet sociale.
Partneri i Trevor Sinclair, Simon Jordan në ‘TalkSport’, ishte shumë më i hapur me ish-futbollistin: "Trev, nuk jam i sigurt se ky është një mendim i duhur, e lëre më një postim në Twitter. Anglia ka humbur një person shumë të rëndësishëm. Vlera! Duhet të jetë ndjenjat primordiale, jo ndarja!”
Shumë jehonë pati komenti i olimpistes Kelly Sotherton kundër Trevor Sinclair: "Duhet të kesh turp nga vetja... Nuk kam fjalë të tjera të përshtatshme".
Trevor Sinclair është një ish-futbollist 49-vjeçar, që ka mbrojtur ngjyrat e Blackpool, Queens Park Rangers, West Ham United, Manchester City dhe Cardiff City. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2003, Trevor Sinclair zhvilloi 12 ndeshje me kombëtaren e Anglisë.
Pasi dha lamtumirën futbollit, ekipi i tij i fundit për të ishte Squires Gate me të cilin, në moshën 44-vjeçare, luajti një ndeshje në vitin 2018. Më pas Trevor Sinclair iu përkushtua komentimeve sportive dhe prezantimit në TV.

B.T (Dosja.al)
TURQI - Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Jorge Jesus, trajneri portugez që drejton skuadrën turke të Fenerbahces, ...
SPANJE - Ka një rast Griezmann, i cili është gati të shpërthejë. Siç raportohej këtë të enj...
TURQI - Më së fundi, sulmuesi argjentinas, pranoi të largohet nga Parisi. Mauro Icardi është transferuar në formë huaz...
QIPRO - Pamje fatkeqe kemi parë këtë të enjte në stadiumin GSP të Qipros gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet&nb...
FRANCE - E planifikuar për këtë të enjte në orën 18:45, fillimi i ndeshjes së Conferenca League ndërmjet Nic...
EUROPË- Europa League e Lazios nis me këmbën e djathtë, duke mposhtur 4-2 Feyenoord në ndeshjen hapëse në Olimpico. Skuadra...
ANGLI- Anglia vajton sot ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha e Anglisë i...
EUROPË- Roma e nis me humbje aventurën në Europa League. Në raundin e parë të Grupit C, skuadra e Mourinhos humbi 2-1 nga Ludogo...
PRISHTINË- Debutim dinjitoz për Ballkanin në Conference League. Mund të shkonte akoma më mirë për kampionët e Kosov&eu...
ANGLI- Anglia vajton sot ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha e Anglisë i...