Aktualitet

Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet polici në Korçë, kapet brenda lokalit

Enea Qose u kap në një lokal në lagjen 4 të Korçës

9 Shtator 2022, 08:42 Nga A.B
Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet polici në
Policia

KORÇË- Policia e Korçës ka ndaluar efektivin e lënë në masën 'arrest shtëpie', Enea Qosen. Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve, ta kapin këtë person në një lokal në lagjen 4 të Korçës. 

NJOFTIMI:

 Sektori i Hetimit të AMP-së Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E.Q., 24 vjeç për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në datë 08.09.2022, rreth orës 22:30, ky punonjës policie (i pezulluar dhe nën hetim me masën e sigurimit personal të “Arrestit në shtëpi”) është kapur në flagrancë në ambjentet e një biznesi Bar Kafe në lagjen Nr. 4 Pogradec, duke thyer masën e “Arrestit të shtëpisë” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal nr.163, viti 2022 (në hetim). Ky procedim penal është regjistruar mbi materialin referues të dërguar nga AMP Korçë, pasi më datë 18.05.2022 ai është ndaluar me iniciativë nga oficerët e policisë gjyqësore të AMP-së, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Materialet e para hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të metejshme.

Enea Qose u arrestua nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pak kohë më parë në Korçë, pasi dyshohej për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Efektivi i policisë u ndalua pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë. Ai sqaronte se Qoses i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.

enea qose

Sondazh

Poll