Aktualitet

Mbërrijnë në Vlorë anijet që do prodhojë energji elektrike, qytetarët në protestë: Do djegin 600 tonë naftë

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

9 Shtator 2022, 08:21 Nga A.B
Mbërrijnë në Vlorë anijet që do prodhojë energji
Porti i Durresit

VLORË- Ditën e sotme kanë mbërritur në Portin e Vlorës, dy anijet që do të prodhojë energji elektrike për Shqipërinë. Anijet do të qëndrojnë në Triportin e Vlorës, për një periudhë të pacaktuar. Për të kundërshtuar këtë veprim, disa qytetarë nga Vlora janë mbledhur para terminalit të Portit për të protestuar kundër mbërritjes së dy anijeve.

Unë erdha këtu për detin, jo për naftën’- shkruajnë qytetarët në pankartat që mbajnë në duar, e cila shkruan: Nuk e japim Vlorën. Ata janë shprehur për mediat se kjo nuk është vetëm katastrofë mjedisore, por edhe ekonomike, pasi një bregdet i ndotur largon turistët nga vendit.

Mbërrijnë në Vlorë anijet që do prodhojë energji

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

Jemi të angazhuar për të reaguar për diçka që po ndodh sot, por që mund të ketë pasoja të rrezikshme për të gjithë gjirin e Vlorës në 30 vitet e ardhshme. Protesta do të vazhdojë në ditët në vijim. Çështja është shumë serioze. Kjo anije ka të inkorporuara dy platforma që do të instalohen te triporti, porti te peshkatarëve. Dy platforma super gjigande që do të djegin 600 ton naftë të rëndë në ditë. Kjo është katastrofë. Kjo sasi nafte që do të digjet është sikur 100 mijë makina të bëjnë xhiro 100 kilometra brenda ditës. Jo vetëm katastrofë mjedisore por edhe ekonomike, sidomos për turizmin. Nuk mund të bashkëjetojë një turizëm me një industri nafte, me super emetimet. Është një gjenerator përbindësh”, thotë një njëri nga protestuesit.

Shqipëria ka marrë me qera dy anije që prodhojnë energji elektrike, për të përmbushur 15% të kërkesës së vendit për energji. Anija speciale do të qendrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj. Këto anije janë marrë me anë të një marrëveshje 2-vjeçare të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike. Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

porti i vlores anije ne portin e vlores

Sondazh

Poll