Politike

Balla: Një ish-spiun nuk mund të drejtojë një parti politike! I.M të sqarojë rolin që ka pasur

I pyetur nga gazetari nëse kjo lëvizje po bëhet për të sulmuar Metën por dhe Berishën Balla u përgjigj se kjo nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me një standart që duhet vendosur.

8 Shtator 2022, 21:28 Nga e.k
Balla: Një ish-spiun nuk mund të drejtojë një parti
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se Ilir Meta duhet të sqarojë rolin që ka pasur në strukturën e ish-sigurimit të shtetit. I ftuar në emisionin "Opinion" Balla tha se PS do të ndërmarrë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për të bërë pjesë të ligjit dhe ish-spiunët e sigurimit.

I pyetur nga gazetari nëse kjo lëvizje po bëhet për të sulmuar Metën por dhe Berishën Balla u përgjigj se kjo nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me një standart që duhet vendosur.

Taulant Balla: Partia Socialiste do të ndërmarrë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Specilistët tanë po punojnë prej disa javësh që çdo ndryshim të jetë në përputhje me kushtetuten. Një ish-spiun i sigurimit të shtetit nuk mund të mbajë poste drejtuese dhe të drejtojë një parti politike.

Pyetje: A është bërë kjo për të ndaluar kandidimin e Metës dhe Berishës në se përfshihet?

Taulant Balla: Ajo që ne po themi. Sigurimi i Shtetit ka qenë një njësi kriminale ku shumë njerëz kanë humbur jetën. 

Blendi Fevziu: Kjo strukturë thirret sa herë duhet hequr një kundërshtar politik

Taulant BallaUnë mendoj që është dhe vetë në interesin edhe të subjektit në fjalë të I.M që të sqarohet se çfarë stutusi ka pasur, çfarë bashkëpunëtori ka qenë. Që nga 26 Korriku, zotëria ka pasur gjithë mundësinë që t’i drejtohet insitucionit para se ta kërcënonte. Ajo që unë po ju them është se për të verifikuar tërësisht këdo tjetër, duhet të heqim këtë pengesë. Heqja e kësaj pengese i krijon mundësinë që të hidhet dritë mbi I.M, Ilir Metajn, Ilir Metën apo nuk e di si quhet dhe po ju garantoj se kjo nuk ka të bëjë me një person. Të sqarohet kjo gjë dhe Zoti Metaj të ruajnë qetësinë. Zgjedhësve shqiptarë duhet të ju garantojmë kemi qenë apo nuk kemi qenë spiunë dhe për këtë. Të jetë e sanksionuar se cdo kandidat për kryetar bashkie. Unë jam partizan i ndërhyrjes ligjore, që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

taulant balla

Sondazh

Poll