Aktualitet

FOTO/ Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria! RENEA dhe anti-terrori futen në godinë, forca të shumta policie

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen momentet e fundit të largimit të stafit ndërkohë që RENEA dhe njësia anti-eksploziv kanë marrë në dorëzim godinën e ambasadës. Bëhet me dije se stafi nuk ka pranuar që të ulë flamurin nga ambasada. Shumica e stafit diplomatik janë larguar me rrugë tokësore nga Maqedonia e Veriut

8 Shtator 2022, 18:04 Nga e.k
FOTO/ Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria! RENEA
Pamje nga ambasada e Iranit

TIRANË- Menjëherë pas ultimatumit të vendosur nga kryeministri, Edi Rama ka nisur dhe boshatisja e ambasadës iraniane dhe largimi i stafit diplomatik. 

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen momentet e fundit të largimit të stafit ndërkohë që RENEA dhe njësia anti-eksploziv kanë marrë në dorëzim godinën e ambasadës. Bëhet me dije se stafi nuk ka pranuar që të ulë flamurin nga ambasada. Shumica e stafit diplomatik janë larguar me rrugë tokësore nga Maqedonia e Veriut

Në foto shihet edhe prezenca e madhe e forcave të rëndit në rrugë dhe në territorin e ambasadës.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll