8 Shtator 2022, 18:35
Nga I.A
Foto ilustruese
SHBA- Kompania amerikane “Microsoft” thotë se ka besim të lartë se pas sulmeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri në 15 korrik të këtij viti që sulmuan faqet online të qeverisë si dhe të shërbimeve publike, qëndrojnë aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane.
“Microsoft” vlerëson se përveç sulmit shkatërrues kibernetik, një “aktor tjetër” i sponsorizuar nga shteti iranian ka marrë informacione të ndjeshme muaj më parë. Disa media online dhe platforma të mediave sociale u përdorën për të publikuar informacionet e ndejshme. Sulmi, sipas kompanisë “Microsofti” është zhvilluar në katër faza: Ndërhyrja fillestare; vjedhja apo lëvizja e të dhënave; Kriptimi dhe shkatërrimi i të dhënave si dhe faza e fundit publikimi i një pjesë të këtyre të dhënave.
Microsoft thotë se “aktorët e përfshirë në marrjen e aksesit fillestar dhe vjedhjen e të dhënave janë të lidhur me EUROPIUM-i, i cili ka qenë i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe u zbulua duke përdorur tre grupime unike të aktivitetit”. Njësia e "Microsoft-it" për zbulimin e sulmeve kibernetike u angazhua me kërkesë të qevrisë shqiptare për të bërë hetime mbi sulmin. Microsoft do të vazhdojë partneritetin me Shqipërinë për të rritur mbrojtjen nga sulme të tilla në të ardhmen, theksohet në një deklaratë.
Skema
Pse kompania “Microsoft” beson se pas sulmit kibernetik qëndron qeveria e Iranit?
Kompania amerkane thotë se provat e mbledhura gjatë hetimit tregojnë se hakerat vepruan jashtë Iranit. Ata përdorën të njëjtat “mjete” që kishin përdorur hakerë të tjerë të njohur iranianë Sulmuesit përgjegjës për ndërhyrjen dhe nxjerrjen e të dhënave synuan sektorë dhe vende të tjera që janë në përputhje me interesat iraniane. Një kod për fshirjen e informacioneve është përdorur më parë nga një “actor” i njohur Iranian. Po ashtu kanë përdorur edhe programe me qëllim për të bllokuar aksesin në një sistem kompjuterik derisa të paguhet një shumë parash.
Marrë nga VOA
irani sulmon shqiperine microsoft
Aktualitet
8 Shtator 2022, 18:04
e.k
Pamje nga ambasada e Iranit
TIRANË- Menjëherë pas ultimatumit të vendosur nga kryeministri, Edi Rama ka nisur dhe boshatisja e ambasad&...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 17:56
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Dy shqiptarë, të cilëve iu ndalua hyrja dhe qëndrimi në Greqi, por edhe në të gjithë zo...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 17:21
e.k
Mersine Kalija
ELBASAN- Mersine Kalija, nëna e 55-vjeçarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin që nd&e...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 17:18
F.M
Kryeministri Edi Rama dhe fatura
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një faturë të energjisë elektrike për të tre...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 15:25
F.M
Dallëndyshe Bici, Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja Belinda Balluku ka shkuar në Farkë dhe ka nisur procedurat për konfiskimin e p...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 15:08
d.a.
Policia italiane
ITALI- Të mërkurën e datës 7 shtator, Policia e Rimini-t ndërhyri në Piazza Cesare Battisti për t&...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 14:37
e.k
Një polic duke patrulluar në zonë kufitare
TIRANË- Britaniku mesatar fiton gjashtë herë më shumë se shqiptari mesat...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 15:01
F.M
Belinda Balluku
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur operacionin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje vetëm një ditë pasi dh...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 14:11
d.a.
GREQI- Banorët e Papagou në Athinë nuk u kanë besuar syve kur panë flamujt e Shqipërisë dhe Qipros turk...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 14:06
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e...