Aktualitet

"Donte të therte nusen", flet nëna e 55-vjeçarit që plagosi bashkëshorten e fqinjin: Djali ishte me probleme mendore

Ajo rrëfeu para mediave se i biri donte të therte bashkëshorten e tij dhe ata nuk e ndalnin dot. Ajo tha se i biri ishte në gjendje të mirë kur pinte ilaçet, por kohët e fundit kishte refuzuar t’i merrte.

8 Shtator 2022, 17:21 Nga e.k
"Donte të therte nusen", flet nëna e 55-vjeçarit
Mersine Kalija

ELBASAN- Mersine Kalija, nëna e 55-vjeçarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin që ndërhyri për të shpëtuar gruan, ka deklaruar se i biri, Elmas Kaliaj kishte probleme të shëndetit mendor dhe kishte rreth 2 muaj pa pirë ilaçet.

Ajo rrëfeu para mediave se i biri donte të therte bashkëshorten e tij dhe ata nuk e ndalnin dot. Ajo tha se i biri ishte në gjendje të mirë kur pinte ilaçet, por kohët e fundit kishte refuzuar t’i merrte.

“Donte ta therte, bam-bum, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan. Elmas Kaliaj sulmoi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin e tyre, Enver Sula, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan. Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

burri plagos gruan ne elbasan elmaz kaliaj

Sondazh

Poll