Aktualitet

Rama nxjerr faturën e i përgjigjet Dumës: 800 kwh shkojnë 9220 lekë, jeni aritmetikisht të vajtueshëm

Çmimi i kilovatit është 9.5 lekë, por duke shtuar tarifën standartë 100 lekëshe e 20% të TVSH-së, ky çmim shkon në 11.4 lekë.

8 Shtator 2022, 17:18 Nga F.M
Rama nxjerr faturën e i përgjigjet Dumës: 800 kwh shkojnë
Kryeministri Edi Rama dhe fatura

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një faturë të energjisë elektrike për të treguar sesa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh. Sipas faturës së bërë publike nga Rama, për 800kwh, familja do të paguajë 9220 lekë. Çmimi i kilovatit është 9.5 lekë, por duke shtuar tarifën standartë 100 lekëshe e 20% të TVSH-së, ky çmim shkon në 11.4 lekë.

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama krah faturës, referuar debatit që pati me deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Rama nxjerr faturën e i përgjigjet Dumës: 800 kwh shkojnë
Fatura

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar lidhur me paketën e re të rezistencës sociale. Duma shkruante se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë (800 kwh) tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë para. Por reagimit të saj i është përgjigjur kryeministri Edi Rama që shkruante se nuk janë të vërteta shifrat që jep Duma, pasi sipas tij harxhimi i 800 kwh e kalon shifrën 9100 lekë.

edi rama grida duma

Sondazh

Poll